Subscribe

Tremujori i fundit i vitit që lamë pas shënoi një ngadalësim të rritjes ekonomike. Ndonëse në tre tremujorët e mëparshëm rritja ishte mbi 4%, në tre muajt e fundit ajo arriti në 3. 1%.

 

Ngadalësimi erdhi për shkak të energjisë, pasi fund viti i kaluar, por dhe ky fillim viti i 2019 ka qenë relativisht i thatë, nga reshjet e për pasojë nuk ka patur eksport të energjisë elektrike. Në 9 muajt e 2018, energjia ishte dega që ka kontribuar më shumë në zgjerimin ekonomik.

 

Por sektorët që kanë kontribuar pozitivisht gjatë tremujorit të fundit, krahasuar më të njëjtën  periudhë të vitit të kaluar janë bujqësia, industria, ndërtimi si dhe tregtia e transporti.

 

Sipas vlerësimit paraprak të INSTAT, rritja ekonomike në tërësi për vitin që lamë pas arrin në 4%. Ndërkohë që sipas parashikimeve, edhe FMN 2019 do të shënojë një ngadalësim të rritjes, që vlerësohet në 3.7%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *