Me katër shtator, nis sezoni i ri i emisionit ‘7 pa 5’. Por ndryshe nga çdo vit, moderatori Noljan Lole, do të jetë në studio së bashku me dy vajza.

 

Moderatorja e emisionit 7 pa 5, Pranvera Borakaj prej disa muajsh është në pritje të ëmbël. Pranvera, do të bekohet me një vajzë të bukur, si ajo vetë. Edhe përse në muajt e fundit të shtatzanisë, Pranvera nuk do ta braktisë emisionin e mëngjesit.

 

 

 

 

 

Në sezonin e pestë në ekranin e Vizion Plus, emisioni ‘7 pa 5’, është një ndër formatet më të ndjekura të mëngjesit në ekranet shqiptare.

 

 

Gjithcka nis në orën 06:55, nga e hëna në të premten. Në pjesën e parë të programit, serviret informacion flash, shfletimi i faqeve të gazetave kryesore, rezyme me informacione të përditësuara mbi ngjarje të ndodhura gjatë natës si edhe të atyre të një ditë më parë. Por nuk do të mungojnë panelet e diskutimit mbi temat sociale e të aktualitetit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *