Subscribe

Pas përballjeve të aktorit Kevin Spacey me një numër në rritje të akuzave për ngacmime dhe sulme seksuale, kompania e prodhimit të filmave Netflix ka ndërprerë lidhjet me aktorin duke e pezulluar nga shfaqja.

 

Sezoni i gjashtë dhe i fundit i “House of cards ” nuk do të ketë më Spaceyn në kastin e tij.

 

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me “Media Rights Capital” gjatë kësaj periudhe kohore për të vlerësuar rrugën tonë përpara për sa i përket shfaqjes por sigurisht Spacey do të jetë I përjashtuar dhe ne do të vazhdojmë hetimin në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.”- ka deklaruar një zëdhënës i rrjetit.

 

Netflix gjithashtu ka vendosur të mos shfaqë më filmin “Gore”, i cili  është prodhuar nga Spacey.

 

Vendimi vjen një ditë pasi disa anëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të stafit të prodhimit të “House of cards” akuzuan Spaceyn për ngacmim seksual. Aktori po kërkon aktualisht trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *