E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Flick zgjedh lojtarin ‘e paprekshëm’ te Barcelona

Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se ka një lojtar që e cilëson të paprekshëm nga skuadra aktuale e katalunasve.

Gjermani Flick tashmë ka zëvendësuar edhe zyrtarisht Xavi Hernandezin në postin e trajnerit të Barcelonës.

Dhe përpara asaj që mund të jetë një afat kalimtar veror potencialisht i ngarkuar, Flick ka disa ide të qarta.

Flick thuhet se ka emëruar lojtarin ‘e paprekshëm’ brenda skuadrës aktuale të Barcelonës.

Reklamë

Sipas gazetarit Roger Torello, Flick me të vërtetë dëshiron të mbajë në ekip mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.

Më herët u raportua se holandezi ishte në sy të shumë klubeve të mëdha evropiane dhe mund të shitet për të zgjidhur problemet financiare të Barcelonës.

Megjithatë, tani që Flick u bë trajner i Barçës, kjo nuk duket më kështu dhe De Jong duket se e ka të garantuar qëndrimin në Camp Nou.

Vazhdo të lexosh

Reklamë