Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë sot në orën 20:00, me orën lokale, këshillin e sigurisë me ministrat e qeverisë së tij dhe në prani të shefave të inteligjencës në lidhje me bisedimet për të gjetur një zgjidhje diplomatike për luftën në Liban, tha gazetari amerikan Barak Ravid.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit i tha Times of Israel se do të ketë një raund tjetër bisedimesh këtë javë për lirimin e pengjeve, këtë herë në Egjipt.
Lexo edhe :
Delegacioni izraelit ka të ngjarë të kryesohet nga shefi i Mossad, David Barnea.
Gjithashtu, i dërguari i posaçëm i SHBA, Amos Hochstein do të udhëtojë në Izrael javën e ardhshme për të vazhduar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Liban, tha zyrtari.
Hochstein do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë.
“Izraeli po kërkon garanci diplomatike afatgjata” për t’i dhënë fund betejës kundër Hezbollahut, tha zyrtari.
Drejtori i CIA-s Burns propozoi një marrëveshje që do të parashikonte një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit për 28 ditë, lirimin e të paktën tetë pengjeve, gra ose burra mbi moshën 50 vjeç, të mbajtur nga lëvizja islamike palestineze dhe dhjetëra palestinezë në të njëjtën kohë./vizionplus.tv






