Aktori Neritan Liçaj ju drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama.

Duke folur nga selia e PD pas mbledhjes me kryedemokratin Lulzim Basha, Liçaj tha se Rama nuk ka parë gjë akoma.

Ai u shpreh i prerë se Teatri Kombëtar do të mbrohet deri në fund.

“Nuk keni parë gjë. O i rraskapituri i Surrelit. Teatri Kombëtar është ndërgjegja e kombit. Teatri është flamuri kombëtar dhe unë poi u them se as ju e as ata s’kanë parë gjë akoma. Nuk mund të poshtërohet kështu arti dhe kombi. TK është ndërgjegja e gjithësecilit e do ta mbrojmë deri në fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *