Ata që janë të infektuar me koronavirus, nuk do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Diçka të tillë e bëri me dije nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

 

Sipas saj, nuk premton koha që të mundësohet e drejta e votës për ta.

 

“Për fat të keq jemi në limite, 55 ditë. Kjo do të kërkonte një kohë më të gjerë për të marrë të gjitha masat nga pikëpamja logjistike, burrimet njerëzore, etj. Përveç edhe pjesës së normimit të kësaj kategorie të veçantë. Kështu që me keqardhje, për si e shoh unë, kam përshtypjen që nuk do të mund të realizohet. Pra, që t’i mundësohet votimi përsonave që janë të karantinuar në banesat e tyre. Deri më sot nuk ka një fillim të marrjes së masave të KQZ, në plane të ndryshme. Pra dhe të normimit dhe të logjistikës në këtë drejtim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *