I dyshuari kryesor për vrasjen e të moshuarve në fshatin Bodrisht të Dropullit, ka mohuar përfshirjen në krim. Thoma Mastora tha para hetuesve se kriminelin duhet ta kërkojnë gjetkë, duke e përsëritur të njëjtën fjali disa herë.

I vënë nën akuzën e vrasjes makabre të çiftit Kleoniqi dhe Kosta Ilia, 69- vjeçari është refuzuar të mbrohet nga katër avokatë që iu vunë në dispozicion nga shteti dhe u desh ndihma e një mbrojtësi nga Përmeti që procesi të vijonte normalisht.

Lexo edhe :

Related Posts

E tronditur dhe me lot në sy për ngjarjen e rëndë ishte edhe bashkëshortja e autorit kryesor, 73 vjeçarja, Eftiqia Mastora.

“U zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat? Çfarë të bëj, nuk mendoi, as për mua, as për djalin. Çfarë të bëj unë? Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?”,  tha ajo.

Nesër Thoma Mastora pritet të njihet me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata, ndërsa prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë, arrest në burg.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se autori në fillim piu kafe në shtëpinë e bashkëshortëve 84 dhe 88 vjeçar, e më pas i qëlloi me sende të forta në kokë e në trup, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Më herët 69- vjeçari është dënuar për vjedhje, mirëpo sasinë e parave që iu gjet të moshuarve në shtëpi, në vlerën e 5 milionë lekëve, ai nuk e kishte marrë, çka e çon policinë në përjashtimin e pistës së një grabitjeje të mundshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *