E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet babai dhunues në Pukë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Pukës ka arrestuar një 42-vjeçar pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se E.A u arrestua dje pasi u informuan se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve.

‘Komisariati i Policisë Pukë arrestoi në flagrancë shtetasin E. A., 42 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre”, bën me dije policia.

Duket se ngjarja e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se Alma Arrazi është vetëmbytur bashkë me fëmijët ka rritur ndërgjegjësimin për denoncimin e dhunës në familje. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë