Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është i bindur se data për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të jetë në qershor ose korrik dhe jo më vonë.

 

Pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron, Zaev nuk e fshehu optimizmin për nisjen e  negociatave këtë verë.

 

Pra, ne presim që këtë verë të marrim përgjigjen, qershor, korrik. Gjithçka varet nga Parlamentit Evropian dhe nga zgjedhjet, por besoj se në qershor ajo mund të përfundojë. U ktheva nga Berlini me shumë optimizëm edhe pse vetë konferenca ishte për Serbinë dhe Kosovën.

 

Sipas kreut të qeverisë Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet për të marrë një vendim pozitiv

 

Katër kushtet që na i kanë vendosur, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, reformat në drejtësi, strukturat e sigurisë dhe administrata publike janë plotësuar. Për këtë konsideroj se i kemi të gjitha parakushtet të presim vendim pozitiv për marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Ne e kemi merituar është vendimi pozitiv për marrje të datës për negociata.

 

Zaev theksoi se në samitin e Berlinit të gjitha diskutimet fillonin e mbaronin me suoperlativa për marrëveshjen e Prespës, si një shembull i mire për gjithë rajonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *