Një prej drejtuesve të Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu deklaron se ende nuk ka firmosuar marrëveshjen me Lulzim Bashën.

Pas përfundimit të takimit në selinë blu, Shehu tha se do të konsultohet fillimisht me kryesinë.

Teksa shtoi se do të ketë konsultime të tjera, ai u shfaq optimist se marrëveshja do të arrihet.

“Po tha do shkoj ta konsultoj me kryesinë dhe pastaj të shohim. Por besoj do kemi lajme të mira. Kemi kërkuar përfaqësimin tonë për fitoren plebishitare”, tha Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *