Subscribe

Greqia vijon të deklarojë se nuk do të heqë dorë nga vetoja për Shqipërinë, në rast se Fredi Beleri nuk lirohet për të kryer betimin.

Dje u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku nuk u vendos asnjë datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin, drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri Gledis Gjipali tha se në javët në vijim BE do të rrisë presionin ndaj Greqisë për këtë çështje.

Gjipali më tej tha se Greqia ka përdorur të njëjtën metodë bllokuese edhe më Maqedoninë e Veriut, por kjo sipas tij dëmton BE.

Ai deklaroi se çështja e vetos, e cila është e parashikuar në Traktat, pritet të ndryshohet në rast se 27 vendet anëtare do të jenë dakord.

Intervista e plotë:

Sot nuk kemi ende një datë për hapjen reale të negociatave, pra të grup kapitujve të parë. Çfarë ndodh në keto kushte?

Procesi i negociatave shtyhen në një datë të ardhshme, që nuk e dimë, në momentin që do hiqet bllokimi i Greqisë. Sepse edhe qëndrimi i vendeve të  tjera të BE është i qartë që Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, por kjo nuk do të thotë që puna ndalon për faktin që Shqipëria ka përgatitur 3 udhërrëfyes në fushat kryesore, të cilat do të duhet të nisin zbatimin. Janë pranuar nga BE dhe tashmë duhet të fillojë puna për zbatimin e tyre.

A mund të kemi hapje të konferencës së dytë ndërqeveritare, por pa hapjen e grupkapitujve?

Konferenca mund të mbahet. Konferencat mbahen çdo vit dhe vlerësojnë ecurinë. Pavarësisht se nuk nis negocimi teknik për grupkapitujt e parë, mund të diskutohen udhërrëfyesit që tregojnë se çfarë duhet të bëjë vendi në muajt dhe vitet e ardhshme. Hapja e negociatave në një moment të dytë do e gjejë Shqipërinë me punë të kryera.

Kryeministri Rama beson se Greqia do të tërhiqet pasi sipas tij, veto është jo europiane: në fakt, a mund të bëjë pas Greqia ne kushtet kur vendet e tjera si Gjermania përshembull, i kanë dalë kundër?

Më duket e vështirë për mometin, por në javët në vazhdim do rritet presioni ndaj Greqisë. Greqia edhe më parë ka bërë të njëjtën gjë me  Maqedoninë  Veriut, që ka bllokuar mbi 10 vite procesin e integrimit. Do e ketë të vështirë të mbaj këtë veto që nuk është arsyetuar mjaftueshëm dhe kjo duket nga vendet e BE, të cilat thanë që problemtet dy palëshe nuk duhet të cënojnë procesin e integrimit

Scholz u duartrokit në Bundestag pikërisht për mbështetjen që i dha Shqipërisë…

Ishte shumë i qartë me deklaratat e tij. Nuk duhet të cënojë procesin e integrimit dhe këto çështje sjellin pasoja për gjithë BE, sepse ul besueshmërinë e tij.

Si funksionon mekanizmi i vetos? Sa gjatë mund ta mbajë këtë gjëndje Greqia në Raport me Shqipërinë

Kjo gjë është e parashikuar në Traktat, që çdo shtet mund të vendosë veto, është apo nuk është e arsyetuar. Tashmë ka një reformë dhe ka nisur një diskutim i gjatë për heqjen e vetos, dhe të reformohen traktatet sepse do kohën e vetë. Duhet që 27 vendet anëtare të jenë dakord./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *