Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative,...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante...

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së...

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin e bashkive:...

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”,...

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite...

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri...

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

Scholz flet për integrimin e Shqipërisë në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor

13 Dhjetor 16:34

Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se “prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t’u bërë pjesë e BE-së” dhe shtoi se tani “ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së”.

Lexo edhe :

Related Posts

Negociatat, në “duart” e Greqisë, Gjipali: BE do rrisë presionin ndaj Athinës zyrtare, çfarë pritet të ndodhë
“Krenar për Shqipërinë”, Rama ndan fotot para nisjes së samitit të BE

Sipas kancelarit gjerman, kjo panoaramë e përgjithshme është “shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t’ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës”.

“Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen”

Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.

“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.

Çështja Beleri: Gjermania e trajton si bilaterale

Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin tërthorazi në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri.

Ndërsa për Greqinë, kjo është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësht. Një qëndrim, të cilin kancelari gjerman Scholz, e theksoi edhe disa javë më parë gjatë vizitës së kryeminstrit grek, Kyriakos Micotakis në Berlin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për “korrupsion aktiv” për shit-blerje votash

Ndihmë opozitës CDU/CSU për Maqedoninë e Veriut

Por kancelari gjerman e kishte fjalën tërthorazi edhe për bllokimin e prej tashmë disa vitesh që i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut, për shkak të një grindjeje për çështje historike. Kancelari socialdemokrat i kërkoi ndihmë në këtë çështje grupit parlamentar CDU/CSU : “Do t’ju isha mirënjohës, të dashur kolege dhe kolegë të grupit parlamentar të Unionit, nëse do të përdornit ndikimin tuaj te partia simotër që të japë ndihmesë konstruktive për zgjidhje”, tha ai. Kancelari kishte parasysh bllokadën aktuale të partisë opozitare VMRO/DPMNE për ndryshimin e kushtetutës, kusht ky që kërkohet nga Bullgaria.

Negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë

Në fjalën e tij në prag të samitit të BE-së, Scholz u shpreh për mbështjetje për Ukrainën, përsa kohë që ajo ka nevojë dhe premtoi se do ta rrisë ndihmën finanicare për Ukrainën, nëse do të jetë nevoja. Ai u shpreh për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, si edhe për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit të BE-së. Këtë kërkesë e mbështesin si partitë e pozitës ashtu edhe CDU/CSU në opozitë.

Grupi parlamentar i AFD-së, fraksioni tjetër opozitar që ka mbetur, pas shpërbërjes së grupit parlamentar Die Linke, për shkak të partisë së re të krijuar nga Sahra Wagenknecht, është kundër zgjerimit të BE-së, por për partneritete me këto vende, sikurse edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, ngjashëm si me Zvicrën dhe Norvegjinë. /Dw/

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike

Nga e njëjta kategori

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, mos merret më me politikë sepse nuk e përballon dot!

më shumë...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull, sot nuk shihen kilometrat. Sfida është cilësia

më shumë...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante ndaj mungesave! Ne nuk jemi të tillë, ndaj njerëzit kërkojnë më shumë

më shumë...

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin Penal shkojnë deri në 15 vite burg

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:08

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë...

12:01

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama:...

11:44

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra...

11:29

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin...

11:27

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas...

11:20

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin...

10:57

Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat...

10:45

Lumi më i madh i Francës kthehet...

10:29

Qendra e Mjekësisë Familjare sqaron qytetarët: Asnjë...

10:10

Atentati në Laç, policia identifikon autorin e...

9:39

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për...

9:26

E rëndë në Durrës, 40 vjeçari plagos...

9:21

Sezoni veror në Himarë, Rama publikon pamje...

8:26

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën...

8:10

Horoskopi: Sot yjet favorizojnë disa shenja, zbuloni...

8:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

10:46

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

10:34

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i...

10:14

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.