Pesë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.

 

Policia bën me dije se personat e ndaluar akuzohen për disa vepra penale dhe janë të dënuar në mungesë me burg për vjedhje dhe falsifikim vulash.

 

Të ndaluarit në sajë të operacionit për kapjen e personave të kërkuar janë E.K, 32 vjeç dhe A.C, 54 vjeç të dënuar për vjedhje, A.K, 46 vjeçe dhe E.B, 35 vjeç të dënuar për falsifikim dokumentash dhe vulash.

 

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi me iniciale L.K, 46 vjeç i dënuar për dhunë në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *