Subscribe

Mbledhja e Komisionit te Ligjeve u shoqërua me nje përplasje mes deputetit Tom Doshi dhe përfaqësuesve te Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive. Deputeti Doshi, i cili ne majin e 2015 është kallëzuar ne Prokurori  per fshehje pasurie nga ILDKPI, akuzoi per korrupsion kryeinspektorin Shkelqim Ganaj.

 

Edhe pse debati lindi nga titulli i projektligjit, u deshën disa minuta qe situata te qetësohej.

 

Me pas Komisioni me konsensus miratoi 20 ndryshimet ne ligjin per kontrollin e pasurive, ndryshime qe bëhen ne kuadër te reformës ne drejtësi. Fale këtyre ndryshimeve, kryeinspektori zgjidhet me 84 vota per nje mandate 7 vjeçar, kontrollet e pasurive bëhen me te rrepta dhe rriten gjobat ndaj zyrtareve te larte qe nuk zbatojnë ligjin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *