Nisma e Partisë Demokratike për të bërë tre amendamente kryesre që lidhen me pastrimin e politikës, reformën zgjedhore dhe atë territoriale, është vlerësuar nga Bashkimi Europian.

 

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca nënvizioi se ndonëse nuk është njohur me draftet, propozimi për ndryshimet ligjore është një detyrë që i takon opozitës.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE 

 

Ne ende nuk e kemi pasur mundesine qe ta shohim propozimin. Dhe ne fakt e dime qe eshte dorezuar ne kuvend nga partia demokratike. Por sic e thashe edhe dje kur prezantova dhe dorezova progres raportin vjetor, kjo eshte demokracia. Kjo eshte demokracia dhe ajo funksionon se tashme opozita eshte rikthyer ne kuvend dhe atje ajo sjell iniciativat e veta te cilat do diskutohen mes mazhorances dhe opozites.

 

I pyetur nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën nëse ky i fundit merr drejtimin e selisë blu, ambasdori tha se linja e BE me Partinë Demokratike do vazhdojë të mbtetet e njëjtë dhe se asgjë nuk do të ndryshojë. Ky qëndrim vjen edhe pse ish-kryeministri është shpallur non grata nga Departamenti amerikan I shtetit.

 

Ne punojme me te gjitha forcat politike. Ne kemi bashkepunuar me partine demokratike edhe kur ajo ishte jashte parlamentit. Dhe do ti ndjekim zhvillimet brenda partise. Asgje nuk do te ndryshonte ne do vazhdojme te bashkepunojme me te gjitha forcat politike.

 

Deklaratat diplomati europian i bëri nga Korça ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga bashkia e këtij qyteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *