Subscribe

Në një kohë kur artistët ankohen për mungesën e kritikës, festivali mbarëkombëtar i Teatrit risjell debatet artistike për veprat që u ngjitën në skenë gjatë kësaj jave. Nisi me takimin e moderuar nga Ndriçim Xhepa, por përfundoi nën kritikën e dramaturgut Miho Gjini.

 

Debati kulmoi me analizën e shfaqjes “Senatori Fox”. Sipas Gjinit, përshtatja e tekstit të Luigi Lunarit, në skenën teatrale, do të duhej të ishte menduar më mirë.

 

Por, të tilla kritika nuk u pritën mirë nga trupa e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. E megjithëse, kritikat e para nuk u përtypën dot, drejtuesit, juria dhe kritikët vijuan debatin për shfaqjen tjetër. Edhe vepra e dramaturgut shqiptar Hetem Haxhihyseni u kritikua për mungesën e dialogut dhe aksionit në skenë.

 

E duket ende se skena teatrale në Tiranë sjell shfaqje më cilësore se ato të rretheve. Si më e mira e shfaqjeve të vëna në skenë ditët e para të festivalit është “Qiell i heshtur” nga Teatri i Metropolit.

 

Ndryshe nga tre vjet më parë, “qiell i heshtur” mbërriti në skenën e ArTurbina e realizuar më  mirë. Regjisorja shpjegon se skena e re e ndihmon më shumë veprën se sa skena e vogël dhe rrethore e Metropolit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *