Parlamenti vendosi të ndryshojë sistemin zgjedhor duke hapur për herë të parë listat e kandidatëve për Kuvendin e Shqiperise, si dhe u hoq e drejta që koalicionet të propozojnë kandidatë për deputet.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha në një lidhje direkte në studion e lajmeve në “Vizion Plus” se nuk ishte befasuar nga votimi i sotëm në Parlament, pasi kryeministri Edi Rama e kishte deklaruar më herët “shembjen e kushtetutës”, duke theksuar se ndryshimet nuk e ndalin largimin e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk ishte e papritur, për faktin që kryministri Edi Rama e kishte deklaruar me kohë që do ta shembte kushtetutën. Do të zhbëhet, është një aventurë që i kalon përmasat e një logjike normale.  Opozita nuk ka frikë për t’u përballur me këtë realitet, por ndryshimi në mënyrë të njëanshme ka shembur konsesusin, marrëveshjen e ngritur; e ka thelluar krizën politike. E konsiderojmë një hap të rëndësishëm hapjen e listave, pavarësisht se u bë në mënyrë të deformuar. Ne jemi duke organizuar të gjitha skemat e mundshme. Është rast unikal që të gjithë janë në kahun opozitar dhe Rama është i vetëm. Rama ëshë i frikësuar nga humbja. Në duhet ta zhbëjmë këtë që ndodhi, një i marrë hodhi sot në ujë një gurë, ne nuk do të numërojmë rrathët që do dalin nga guri, por do ta detyrojmë këtë personazh që ta nxjerrë këtë gurë që hodhi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *