Kreu i PDK, Nard Ndoka duket i kënaqur me çfarë është arritur me reformën zgjedhore për zgjedhjet e prillit. Ai deklaroi për “Quo Vadis” se janë marrë garancitë maksimale me Kodin Zgjedhor për të patur garë në proces.

 

“Unë do të them që garancitë kryesore për garën e zgjedhjeve janë arritur, përtej asaj marrëzie që bëri kryeministri Rama në fund, duke hequr koalicionet, duke bërë demagogji me listat e hapura. Pjesa tjetër e garancisë besoj që është arritur, pra është votimi biometrik i cili eliminon 70% të manipulimeve që janë bërë këto 30 vite në Shqipëri, është hapja e kutive të votimit në 30 % në total të numrit të tyre, në të gjithë vendin me short, çfarë do t’i mbajë nën presion jashtëzakonisht të madh edhe komisionerët partiakë, për faktin që ka kondensime apo nuk ka kondensime, ato kuti do të hapen, kjo është një garanci e shtuar akoma edhe më tepër. Për sa i takon procesit, besoj që opozita ka marrë garancitë maksimale me këto ndryshime që i janë bërë Kodit Zgjedhor. Ndërsa për këto problemet që kemi përpara mbi koalicionet, pa diskutim që ka mundësi, hapësira, taktika elektorale që nuk përbëjnë ndonjë problem apo shqetësim real, të paktën për PD, që është partia më e madhe.”

 

Pavarësisht kësaj, Nard Ndoka pranoi se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, partitë e vogla penalizohen.

 

“Ndoka: Realisht, ndryshimet që bëri z.Rama penalizojnë partitë e dyta dhe të treta politike. Nuk ka problem për PD-në, e cila sot edhe mbas sondazheve është parti e parë, madje ka më tepër epërsi, ndoshta i intereson duke i parë nga larg këto ndryshime, për pjesën e koalicioneve. Kjo pa diskutim që dëmton pluralizmin politik, përfaqësimin, shkatërron edhe votën e qytetarëve, e cila nuk përfaqësohet prej këtyre ndërhyrjeve. Pra i bën një dëm partive të vogla për t’u përfaqësuar por edhe votën e tyre, për t’u eleminuar.”

 

Por edhe një herë tjetër, aleati i Partisë Demokratike nënvizoi se gara mes palëve garantohet dhe kjo sipas tij, është e rëndësishme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *