Policia e Beratit ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi u konstatua se po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale B.K.

Në gjendje të lirë u procedua D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore për “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *