Prej kohësh kompanitë e ndërtimit i nënshtrohen një ligji, që para se të marrin lejen e ndërtimit, duhet të pajisen me një certifikatë, që të sigurojnë eficencën e energjisë së objektit. Kjo taksë është sa 2.5% e vlerës për metër katror. Ndërtuesit apelojnë se ky ligj do të ankimohet në gjykatë, pasi ai nuk sjell një vlerë të shtuar në standartet e ndërtimit, mbi të gjtiha kostoja e saj është më e lartë se projekti i kostruksionit, elektrik dhe hidraulik për një ndërtim.

 

“Ligji është shkruar në atë mënyrë që 2. 5 % e vlerës për metër katror të shkojë për pagesën e agjencisë së eficensës së energjisë, që është një drejtori shtetërore dhe për pagesën e dhjetëra audituesve që japin një certifikatë që tregojnë se ky ndërtim e ka eficencën e plotë apo jo. E gjithë vlera duhet të parapaguhet para se të nisë ndërtimi. Pra bëhet fjalë për parapagesë që në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit, ndërkohë që kompania nuk arrin të bëjë matjet e duhura në këtë fazë të parë”, sqaroi Ilir Hebovija në emisonin E-Zone në Vizion Plus.  

 

Eksperienca jashtë ka treguar se qeveritë kanë politikat e tyre subvencionuese për eficencën e energjisë, që qytetari të kursejë energjinë elektrike si pasojë e investimeve që duhen kryer, në mënyrë që kjo kosto të mos bjerë mbi konsumatorin final. Ndërtuesit thonë se ka nevojë për normativa dhe standarte të miratura dhe jo për një certifikatë që rrit direkt kosotot e ndërtimit dhe në finale shtrenjton çmimet në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *