Një ekspozitë në homazh të akademikut Kristo Frashëri është instaluar në hyrje të Bibliotekës Kombëtare. Punimet e tij më të mira, si “Principata e Arbërisë”, “Ismail Qemali”apo “Historia e Shqipërisë” janë disa nga veprat që do të mund të rikujtoni nga puna e tij 70-vjeçare me të vërtetat historike. Nga arkivat e Bibliotekës Kombëtare janë nxjerrë edhe veprat e përkthyera në disa gjuhë të botës apo botimet më të vjetra. Ekspozita do të qëndrojnë e hapur për publikun gjatë gjithë javës, ndërsa akademia e shkencave njofton se nderimet dhe homazhet për këtë figurë akademike do të mbahen nesër në këtë institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *