Thellohet në Greqi skandali i ndërhyrjes ruse në finalizimin e marrëveshjes me Maqedoninë për emrin. Pas dëbimit nga Greqia të dy diplomatëve ruse dhe ndalimit të hyrjes në Greqi për dy të tjerë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka pohuar se ekziston ndyrja jo vetëm në Greqi,  por edhe në Maqedoni. Në një intervistë te dhëne per portalin amerikan Bazfid.

 

“Persona të huaj, të afërt me Rusinë kanë paguar mijëra dollarë që të shkaktojnë dhunë, e cila do ta pengonte Maqedoninë të bëhet pjesë e NATO-s. Biznesmenë greke me prirje ruse, kanë paguar shtetas maqedonas prej 13.000 deri 21.000 dollarë që të kryejnë akte dhune para referendumit të paralajmëruar për emrin”. 

 

Ndërkohë sipas investigimit të Organizatës për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit  të paktën 300 mijë euro janë dhënë nga miliarderi greko-rus Ivan Savidi. Këto pagesa janë kryer për politikanë në Maqedoni, si dhe për huliganë për të zhvilluar trazira përpara referendumit. Organizata ka zbuluar se shuma prej 3000 mijë eurosh është paguar nga Savidi, i cili është gjeorgjian dhe jeton në Greqi, por ka lidhje të forta me Kremlinin.

 

Sipas raporti te rrjetit te ivestiguesve, Ivan Savidhi shumë pagesa i ka kryer kesh te cilat kanë kaluar nga duart e policëve kufitarë greke. Më pas paratë i kanë kaluar një klubi tifozësh të skuadrës së futbollit të Vardarit. Për këtë arsye një prej drejtuesve Aleksandar Kolevski është shpallur këtë fundjavë persona non grata në Greqi për arsye se ishte rrezik për sigurinë.

 

Zyra e Savidhis ka mohuar të jetë e implikuar në këtë aferë. Ai është i njohur në Greqi për përfshirje në biznese dhe influence në media e politikë. Pak muaj duke qene president i Paokut ai hyri në fushën e blerte i armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *