Bota e  muzikës është tronditur nga ndarja e papritur nga jeta e solistit të grupit të njohur Linkin Park, Chester Bennington. Artistë të njohur, miq dhe kolegë kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për 41-vjeçarin e  hitit ‘Numb”, i cili ka varur veten  në shtëpinë e tij private  në Los Anxhelos. Trupi tij është gjetur nga policia mbrëmjen e së enjtes.

 

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar solistin drejt vetëvrasjes. Për shkak të kaluarës së tij të errët, ku ai ka qënë pre e abuzimit seksual që fëmijë si dhe përdorimit të drogës dhe alkoolit, Chester ka pohuar më herët se e ka menduar shumë shpesh vetëvrasjen, duke lënë pas 6 fëmijët nga dy martesat e tij.

 

Këngëtari ishte i afërt me vokalistin e Soundgarden, i cili vrau veten gjatë muajit  maj. Grupi “Linkin Park” u formua gjatë vitit 1996 dhe shiti mbi  70 milion albume dhe fitues i dy çmimeve Grammy. Banda është e njohur për hite si Faint, In The End and Crawling dhe bashkëpunime me reperin Jay-Z.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *