Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Ymer Minxhozi, është ndarë sot nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Pasi mbaroi studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, Minxhozi ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore.
Ai është autor i mbi 20 librave me esse, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime, ndërsa ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.






