Subscribe

Familja Përndoj ësht ënjë ndër ato që u prekën nga tërmeti i nëntorit. Kryefamiljarja Tone Përndoj deklaroi se pas dhjetë muajsh vijon të qëndrojë në shtëpinë e dëmtuar. Para nënkryetares së Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, qytetarja tha se nuk ka marrë ndihmë prej askujt.

 

“Jetoj këtu, banoj në këtë pallat. Kanë ardh e kanë parë, këtu s’kanë qënë, s’ka hyrë kush me thënë që me pa këtu inxhinierët që kanë ardh. Na patën thënë me dal me shku në Shëngjin, kam pasur një fëmijë të sëmurë edhe s’mund të shkoja. Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardh me vonesë këtu në Balldre kurse në Lezhë sna kanë pranuar, kam shkuar e sna ka pranuar kush. Kemi bërë një kërkesë tani e kemi çuar për në Tiranë, sna ka kthyer kush përgjigje.”

 

Tone Përndoj bëri thirrje që të ndihmohet edhe familja e saj, siç është bërë me familjet e tjera.

 

“Familje të tjera kanë marrë… kanë marrë, kanë marrë! Ne të ardhura s’kena për Zotin, dy fëmija janë pa punë edhe… Me më ndihmu edhe mua siç kanë ndihmuar të tjerët, të paktën mos me na nda, një po një jo. Tërmeti ka rënë barabartë, si në kat të parë si në kat të pestë. Të tjerët kanë marrë edhe ne s’kemi marrë.”

 

Çdo ditë Partia Demokratike sjell nga një denoncim për personat e prekur nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Thelbi i denoncimeve është se pavarësisht se po mbushet një vit nga tërmeti, sërish ka familje që nuk janë ndihmuar dhe banojnë në shtëpitë e shkatërruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *