Sfida e caktuar nga Agai këtë javë, ku Buçko u emërua kryefermer, dhe ai më pas zgjodhi që të kishte si kamarierë të tij Albanon dhe Nikon, ka shkaktuar debate jo vetëm gjatë javës por edhe në Prime.

Albano dhe Niko thanë se nuk u pëlqente aspak mënyra se si i quajti kryefermeri që ishte “Hysmeqar”.

Megjithatë pavarësisht konotacionit negativ të fjalës, opinionisti Enkel Demi theksoi se Niko dhe Albano duhet të respektojnë autoritetin dhe hirearkinë.

Pjesë nga debati:

Keli: Kjo nuk është vetëm sfidë fizike, por edhe nervash.

Albano: Unë në asnjë moment nuk e sfidova hirearkinë apo autoritetin. Çdo gjë e kam bërë me devotshmëri të jashtëzakonshme, edhe kur më talën për pirunin ua çova menjëherë. Shërbeva me aq devotshmëri, sa më thanë po na vë në siklet. Problemi që kisha unë ishte fjala që po përdornin, hysmeqar. Unë i thashë që ne jemi kamariera. Hysmeqar ka një konotacion negativ, hysmeqar ishim kur ishim të pushtuar nga turku.

Keli: Jam krejt dakord.

Valeri: E kemi traditë termin hysmeqar.

Albano: Çfarë di ti për traditat.

Valeri: Qetësohu karamele.

Keli: Nuk më le të mbaroja deri në fund., Ke jashtëzakonisht të drejtë që fjala hysmeqar nuk duhet përdorur. Nuk e kisha fare për ty Albano, ti e tregove shumë mirë. Ajo që doja të thoja ishte për Nikon. Ne shqiptarët e kemi të vështirë kulturën e shërbimit. Zakonisht edhe kur kërkojmë një got ujë, duket fyerje kur ta sjell më i rrituri. Ajo që do të thoja është të ndjekim autoritetin dhe hirearkinë. Nëse loja është aty, nuk jeni për të dhënë vetëm shembullin e mirë, pasi ti nuk je kaq i mirë.

Albano: Mbase nuk je ti kaq i mirë, ne të mirë jemi.

Niko: Unë në moshën time të re kam punuar edhe kamarier. Mënyra se si u shprehën më bezdisi shumë. Por kjo gjë nuk vlen, pasi mua edhe kur më kërkojnë gjëra, unë nuk them as po as jo, as merre vetë.

Sonila: Unë vura re që në vend të ishte hirearkia të krijonte probleme, ndodhi e kundërta. Dy personazhet që patën pushtetin, shumë shpejt u konfliktuan dhe Xhesika zgjodhi të qëndronte jashtë asaj shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *