Planet e deputetit të opozitës parlamentare, Myslim Murrizi janë që të krijojë një parti të re politike. Diçka të tillë ai e deklaroi nga studioja e lajmeve të “Vizion Plus”.

“Partinë do ta krijoj me patjetër sepse shoh shumë individë që janë të gatshëm, dhe deputetë të opozitës, të garojnë nën një sigël të një lëvizjeje të re, të një force tjetër poilitike për t’ju drejtuar shqiptarëve, nëse na besojnë me votë.”

Murrizi hodhi akuza ndaj mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare se po tentojnë me çdo kusht që të shmangin hapjen e listave dhe të lejojnë qytetarët të votojnë kë të duan. Sipas tij, ata po bëjnë një lojë të pistë për të mbajtur gjallë marrëveshjen e bërë në vitin 2008.

“Unë dhe ata që përfaqësoj unë nuk janë pjesë e asaj loje. Ky është një pazar që vazhdon prej 2008. Ata janë të interesuar që shqiptarët të mos zgjedhin me votën e tyre,. Kërkojnë me sherre artificiale të stisura që të mos hapin listat që shqiptarët të mos kenë mundësi të zgjedhin deputetët e tyre. Ata vetëm noterizuan marrëveshjen e pistë të 2008. Janë arritur vetëm 3 gjëra: LSI mori një komisioner, do të merren më shumë para publike nga paratë shqiptare dhe gjoja do të bëhet identifikimi biometric, por edhe kjo do të bëhet me kartë dhe jo me shenjë gishti dhe kjo është qesharake.”

Këshillin Politik ai e krahasoi me Komitetet e Shpëtimit të vitit 1997 dhe sqaroi se Rudina Hajdari mori pjesë në mbledhje për shkak të ndërkombëtarëve dhe për të bërë të qartë kërkesën e tyre për lista të hapura.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *