Të gjithë e kanë kuptuar që marrëdhëniet midis tyre nuk janë të mira. Së fundmi motra e Meghan ka përdorur pikërisht rrjetet sociale  për ti shprehur asaj mendimin reth marrëdhënies që ka me babain e tyre. Vetë Thomasi(babai) i kishte thënë më parë site-t TMZ se nuk do të reshtë së foluri me mediat deri në momentin kur e bija do ta pranojë sërish në jetën e saj. Nëse babai ynë vdes, kjo do të të mbetet ty Meg, thuhej në postim. Njohës të cështjeve mbretërore e quajtën këtë “një sulm të helmët“ dhe e akuzuan Samantën si njeri xheloz dhe hakmarrës. Që prej martesës, Meghani i ka fshirë të gjithë profilet në rrjetet sociale, ndaj nuk ka pasur mundësit t`i shohë vetë e para mesazhet e së motrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *