Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të akuzuar se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një të mitur. Në pranga kanë rënë shtetasit F. D., 32 vjeç, A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç.

 

32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi është dënuar nga Gjykata e Lezhës me një vit burg për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

 

Tre personat e arrestuar akuzohen se kanë marrë me forcë në makinë 16-vjeçarin E. N. dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *