Subscribe

Një vrasje për gjakmarrje tronditi Lezhën këtë të hënë.

 

Leke Lekgjonaj, 65-vjeç u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në fshatin Manati. Ai u qëllua me katër plumba. Si pasojë e të shtënave, 65-vjeçari humbi jetën në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00, ndërsa si autor të dyshuar policia arrestoi një 17-vjeçar.

 

I riu u kap pak minuta pas krimit. Hetuesit sekuestruan dhe pistoletën me të cilën mendohet se adoleshenti kreu vrasjen. Ndërkohë, vetë 17-vjeçari pranoi autorësinë e krimit. Ai tha para agjentëve se mori hakun e të atit.

 

Konflikti mes dy familjeve e ka zanafillën në vitin 2009, ku vëllai i viktimës, Ndue Lekgjoni vrau me armë zjarri babain e autorit, Gjon Prevathin. Në të njëjtën ditë, nëna e 17-vjeçarit u helmua dhe i dha fund jetës. Kjo gjë bëri që i mituri të rritet jetim.

 

Edhe pse Ndue Lekgjoi po vuan dënimin në burg për krimin e kryer 13 vite më parë, fenomeni i gjakmarrjes mes dy familjeve nuk është ndalur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.