Subscribe

Provokativ dhe surreal, i thellë dhe plot lëvizje atletike. Kështu mund të përshkruhet baleti “Monger” nga Barak Marshall, që vjen këtë mbrëmjen e së dielës në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky krijim, ka një kombinim të muzikës nga orientale, ballkanike tek ajo më klasikja, nga muzika gipsi e deri tek Verdi. Kjo e bën edhe më të veçantë lojën artistike koreografike të balerinëve. “Monger” është edhe shfaqja e fundit për këtë sezon në Teatrin e Operas dhe Baletit. Institucioni që e mbyll i fundit kalendarin artistik në kryeqytet ju fton mbrëmjen e së dielës për t’ju lënë takimin e radhës në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *