Lindja e dhisë ka angazhuar të gjithë fermerët, të cilët, të ndarë në grupe me nga dy persona, bëjnë roje dhe presin nga moment në moment që keci të vijë në jetë.

Elsa Lila dhe Renis Gjoka, zëvendësuan Albano Bogdon dhe Ditea Berishën në vathë.

Teksa qëndrojnë dhe diskutojnë rreth jetesës në fshat por edhe eksperiencës që kanë pasur, Renisi bëhet me një “shok të ri”.

Keci që ndodhet në vathë i hipën në kurriz dhe luan me të për disa minuta rresht.

Pjesë nga diskutimi:

Elsa: Hopa

Renisi: Mos ka ndonjë gjë për të më thënë në vesh, hë pra fol, çfarë do më thuash. Kujdes h, mos më bën çiçin

Elsa: Ka mundësi

Renisi: Ik se më flliqe rracën.

Nga ana tjetër, edhe Elsa Lila është treguar mjaft miqësore me kafshët në fermë, teksa i ledhaton dhe përqafon.

Ajo madje i tregon Renisit eksperiencat e saj të mëparshme me kafshët, ku nuk ngurron t’i tregoj dhe “notat muzikore” që përdorin dhitë.

Përshtatja e VIP-ave me jetën e fshatit ka qenë e shpejtë dhe shumë popullore, duke “rrëmbyer” zemrat e miliona shqiptarëve që i ndjekin 24 orë në dy kanale të dedikuara në Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”.

Nga ana tjetër, Elsa sheh dhe i shpjegon Renisin kontraksionet e dhisë dhe se si keci i  lëviz në bark. Ata mundohen që të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin këshillat e veterinerit, për të mos i trembur kafshët./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *