Mirlind Daku po përjeton një formë shumë të mirë sportive në kampionatin rus.

Sulmuesi i kombëtares ishte protagonisti në fitoren e bukur dhe surprizë të skuadrës së tij Rubin Kazan në transfertë 2 me 0 kundër zenitit që kryeson kampionatin.

Daku zhbllokoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë. ai mori një top nga e djathta, e kontrolloi mirë dhe goditi saktë me të djathtën, duke shënuar golin e gjashtë sezonal në rusi.

Në minutën e 67 ai ishte sërish protagonist direkt në golin e dytë, pasi dha pasimin që u shfrytëzua maksimalisht nga Martinoviç.

Sulmuesi shqiptar ka dhënë 4 asist deri tani në kampionat. Me këtë formë daku konsiderohet si opsion i rëndësishëm për sulmin kuqezi në “Euro 2024”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *