Këtë të hënë Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë së partisë, ku vendimet që kanë marrë në këtë mbledhje do ti diskutojnë më 28-dhjetor në asamblenë e PS.

 

Ndërsa në deklaratën e tij kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë se në kabinetin qeverisës mund të ketë ndryshime. Sipas shefit të qeverisë mbledhja e Kryesisë ka marrrë shtysë nga protesta e studentëve.

 

Në një panel të ftuarish në Real Story me gazetarin Sokol Balla është diskutuar për situatat më të fundit politike në vend veçanërisht për ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin në qeverinë Rama.

 

Në komentin e tij në Real Story, drejtori i informacionit në nëes 24, Arion Sulo është shprehur se fjalimi i Ramës, është një paralajmërin për ndryshimet në Qeveri. Sipas tij këto janë ndryshime që duhet të ishin bërë që më parë, por ai thekson se nuk është i bindur nëse kryeministri Edi Rama do të shpëtojë edhe nese shkarkon gjysmen e qeverise.

 

Analisti Arian Vasjari në fjalën e tij ka theksuar se kryeministri Rama ndryshimet në kabinetin e tij i ka paralajmëruar që në shtator të këtij viti.

 

“Edi Rama mesazhin për ndryshim kabinetit e ka artikuluar që në Shtator,me deklaratat për Ministrin e Bujqësisë por që ngelën thjesht në kuadër të deklaratave. Protestat nuk jane vetem çështje e numrave, por frymë. Angazhimi i studenteve eshte shume i sofistikuar.”

 

Ndërkohë që Gjergji Bojaxhi është shprehur se studentët nuk mund të ngrihen vetëm për uljen e tarifave, por duhet të futen më thellë për të përcaktuar se si administrohen ato.

 

“Studentet, mund te ngrihen per standardin e mesimit, kjo eshte kerkese qe ne te gjithe kerkojme te kemi. Kur studentet ngrihen per tarifat, kam kete kritike. Ne presim nje ndryshim nga Qeveria, por jo per faktin qe kemi nje alternative qeverisese.”

 

Sipas analistit Skënder Minxhozi nevoja për ndryshimet në qeverinë Rama nuk është si pasojë e protestës studentore, por është një krizë më e thellë. Në fjalën e tij në Real Story ai veçori  mungesën e koalicionit që Rama ka pasur në mëndatin e parë që në këtë rast ishte LSI-ja.

 

“Nevoja për ndryshim në qeverinë Rama nuk vjen vetëm nga protesta, por kjo është një krize. Mendoj se paradoksalisht lënia vetë e Ramës nga LSI e ka futur atë në një krizë vetmie. Unë mendoj se fillesat e kësaj krize janë se kjo qeveri ecen me sy, pa busull. Qeveria vuan nga një mungese vizioni dhe njerezish. Studentet nuk jane aty vetem per 8 pikat. Jane si reflektim i nje situate sociale. Problemi i Rames eshte qe nuk e di si do kthehen studentet ne Janar dhe sa do kthehen. Levizja e ministrave, levizje instiktive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *