Subscribe

Në përgjigje të debatit mbi të ardhmen e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nëse ai do të mbetet një institucion shtetëror ose jo, Ministria e Kulturës deklaron se nuk ekziston asnjë nismë për ta privatizuar atë.

 

Në njoftimin zyrtar theksohet se institucioni i vetëm kombëtar i operas dhe baletit në vendin tonë ka qenë dhe do të mbetet në varësi të Ministrisë së Kulturës. Nuk ka asnjë vendimmarrje për ta ndryshuar atë.

 

Keqkuptimit të artistëve se shtëpia e tyre e artit do të privatizohet, Ministria e Kulturës i sqaron se ajo synimi i saj është të rrisë kapacitetet financuese për TKOB, por gjithnjë nën çadrën financiare të shtetit.

 

Njëra prej tyre është një kërkesë e kahershme e drejtuesve ndër vite të Operas dhe Baletit, rikthimi në arkën e institucionit të pjesë më të madhe të shumës së përfituar nga shitja e biletave.

 

MINISTRIA E KULTURES

Benefitet financiare që duhet të përfitojë “shtëpia” kombëtare e artit, kërkojnë rishikime të mëtejshme të kuadrit ligjor, që do të mundësojnë që, fondet e vetëgjeneruara të mbeten në arkën e Teatrit, në shërbim të artistëve dhe cilësisë artistike. Aktualisht, të ardhurat e gjeneruara si nga biletat ashtu edhe nga përdorimi afatshkurtër i ambienteve të Teatrit, shkojnë në masën 70% në arkën e shtetit dhe vetëm 30% në atë te TKOBAP.

 

 

Duke iu referuar një tjetër ankese të artikuluar ndër vite edhe nga vetë komuniteti i artistëve për buxhetin e Operas dhe Baletit, që sot është 289 milionë lekë të vjetra, ku pjesa e madhe shkon për pagat e shërbimet e tjera dhe pak mbeten për realizimin e shfaqjeve, Ministria e Kulturës po sheh mundësitë ligjore që TKOB të vetëgjenerojë të ardhura, siç është dhënia me qira e disa mjediseve të saj tanimë të rikonstruktuara.

 

MINISTRIA E KULTURES

 

Kërkesat dhe problematikat e shprehura herë pas here kanë vënë në dukje nevojën për të hulumtuar modele të suksesshme, për rritjen e kapaciteteve financiare, njëkohësisht me rritjen e standardeve të aktivitetit artistik dhe produksioneve të të gjitha gjinive.

 

Edhe pse ende nuk ekziston një platformë përfundimtare se si do të shkohet drejt rritjes së të ardhurave për TKOB, Ministria e Kulturës bën me dije se është duke shqyrtuar skemat më të mira të menaxhimit të teatrove, kryesisht në Evropë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *