Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov bëri me dije se data për raundin e tretë të bisedimeve mes Kievit dhe Moskës nuk është përcaktuar ende.

 

“Nuk është caktuar ende një datë e re për raundin e tretë të negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi Lavrov.

 

Deri më tani janë zhvilluar dy raunde bisedimesh mes dy vendeve në konflikt. Kujtojmë se në raundin e fundit të bisedimeve që u mbajt, palët u dakordësuan për krijimin e korridoreve humanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *