Subscribe

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Tiranë, shprehu interesin për dialogun Prishtinë-Beograd, të mbikëqyrur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Sipas tij, ky dialog do të hedhë një hap serioz drejt një Ballkani të qëndrueshëm.

Pas takimit me Olta Xhaçkën, kryediplomati maqedonas tha se mes dy vendeve është firmosur marrëveshja e  bashkëpunimit në fushën e diasporës.

“Jemi të interesuar për dialogun Prishtinë – Beograd,  e mbikëqyrur nga BE-ja dhe SHBA-ja që do të hapë një hap serioz drejt një Ballkani të qëndrueshëm. Në këtë drejtim pata nderin t’ia prezantoj ministres marrëveshjen trepalëshe që iniciohet nga vendi ynë. Të tre vendet, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria mund të gjejnë një forum të rëndësishëm. Sot do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e diasporës, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ramë dakord se do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy vendeve për ti hapur rrugë investimeve. Degën e kulturës që është në Maqedoninë e Veriut do e hapim në Tiranë”, deklaroi Osmani.

Temë e diskutimit ishte gjithashtu forumi i Prespës për dialog, promovimi i multikulturalizmit në rajon si një sfidë e rëndësishme për Ballkanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *