Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 May 2026
Vizion fokus

Aksident në Darzezë, makina del nga rruga dhe përfundon...

Dhuna ndaj socialistëve në shesh, 30 vjet nga protesta...

“Pushtetet duhet të japin llogari”, ambasadori i Holandës: Mbikëqyrja...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn

Jahti me shqiptarë të paligjshëm drejt Britanisë ndalohet në...

BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon të marrë...

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi,...

Përplasje PS-PD tek “Territorialja”, mazhoranca e opozita debate për...

Të pathënat e viteve të para të martesës së...

Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër,...

Ministri Blendi Gonxhja pret Kryepeshkopin Joan: Ikonat e vjedhura të Labovës së Kryqit kthehen “në shtëpi”

30 Janar 12:40

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti Fortlumturinë e tij Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joanin.

Pas 14 vitesh mungesë, falë një operacioni të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional midis Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ikonat kthehen aty ku përkasin.
Gjatë takimit thanë:

Fjala e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja:

Sot kam kënaqësinë të mirëpres një vizitor të veçantë në Ministrinë tonë, Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin Joan. Për një arsye sa kulturore dhe shpirtërore.

Falë një operacioni të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, u bë i mundur shpëtimi nga trafikimi i pasurive me vlera kulturore kombëtare.

Ekspertët identifikuan 10 ikona të vjedhura nga kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, të cilat sot po i rikthehen Kishës Ortodokse pas 14 vitesh mungesë.

Jo vetem u “shpëtuan” nga trafikimi pasuritë kulturore, por është edhe një shembull shumë domethënës suksesi, i cili dëshmon qartë se sa jetik është regjistrimi i pasurive kulturore si mjeti i vetëm dhe i besueshëm për identifikimin e origjinës së tyre, në rastet kur ato rrezikojnë të trafikohen apo humbasin.

Ky rikthim nuk është vetëm një akt ligjor, por një akt drejtësie historike dhe shpirtërore.

Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit dhe me Kryepeshkopin dhe të gjitha komunitetet e tjera fetare, do të vijojë pa ndërprerje, me qëllim gjetjen dhe rikthimin e objekteve të tjera të deklaruara të humbura, në një angazhim të pa kompromis për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Qëllimi ynë është i qartë, të mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore, ta restaurojmë dhe t’i japim identitetin e merituar vendit tonë në këtë mozaik unikal të trashëgimisë kulturore.

Fjala e Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit Joan

Jam i gëzuar që ndodhem këtu, për rikthimin e një pjese shumë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Dua të falenderoj të gjithë ata njerëz që i gjetën dhe i mblodhën 10 ikona shumë të bukura dhe shumë të rëndësishme për historinë tonë, dhe sidomos jam shumë mirënjohës ndaj Ministrit, i cili pati angazhimin, dëshirën për t’ia kthyer përsëri Kishës Ortodokse. Ne jemi të gjithë të angazhuar për ta mbrojtur këtë kulturë e këtë identitet dhe kjo është një nga pashaportat tona edhe për identitetin tonë europian, e të kulturës europiane. Besoj se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej për të mirën e të gjithëve. I falenderoj të gjithë edhe njëherë ata persona të cilët i gjetën dhe i kthyen përsëri në vendin e tyre këto ikona kaq shumë të rëndësishme. Faleminderit!

Biseda me Fortlumturinë e tij Joanin u ndal edhe në punët e tjera konkrete të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorive Rajonale, Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore lidhur me restaurimin dhe ruajtjen e kishave dhe manastireve që janë monumente kulture.
U diskutua harta e gjerë e punëve në territor si dhe mundësitë e bashkëpunimit sa më të ngushtë për mbrojtjen më efikase të trashëgimisë.
Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Joan shprehu mirënjohjen ndaj Ministrit për aktin e kthimit të ikonave dhe për vijimin e punëve të tjera konkrete.
Së bashku ritheksuan qe bashkëpunimi me të gjitha komunitetet fetare, si mbartëse dhe kujdestare fizike dhe shpirtërore të objekteve fetare monument kulture ka vlerë dhe rëndësi të veçantë./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kulture Vendi
Tagged:
gonxhja kryepiskop joani

Nga e njëjta kategori

Aksident në Darzezë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 1 person humb jetën

më shumë...

Njerëzit me IQ të lartë bëjnë këto 5 zgjedhje pa u shqetësuar për mendimin e të tjerëve

më shumë...

Dhuna ndaj socialistëve në shesh, 30 vjet nga protesta që përfundoi në rrahjen dhe goditjen e drejtuesve të opozitës

më shumë...

“Pushtetet duhet të japin llogari”, ambasadori i Holandës: Mbikëqyrja institucionale të jetë efektive

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:45

Aksident në Darzezë, makina del nga rruga...

3:11

Njerëzit me IQ të lartë bëjnë këto...

3:08

Dhuna ndaj socialistëve në shesh, 30 vjet...

3:05

“Pushtetet duhet të japin llogari”, ambasadori i...

2:45

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion...

2:44

Prezantohet “Rilindja urbane 2.0”, Demo: Transport elektrik,...

2:31

“Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Horoskopi...

2:28

Jahti me shqiptarë të paligjshëm drejt Britanisë...

2:06

BE kërkon negociata me Rusinë, Unoni synon...

2:05

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj...

1:42

Vendosja në funksion të semaforëve në Vlorë,...

1:31

Përplasje PS-PD tek “Territorialja”, mazhoranca e opozita...

1:28

Të pathënat e viteve të para të...

1:10

Sulm me thikë në një stacion treni...

1:04

Një ish-zyrtar i CIA akuzohet për vjedhjen...

Igli Kamberi
12:42

Operacioni i përbashkët SPAK-Bari, dalin para GJKKO-së...

12:27

Fluks vizitorësh në juglindje, turistët e juaj...

12:24

Gjobitet kompania e kromit në Elbasan, IKMT...

12:20

Veliaj sërish në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku...

12:17

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës,...

Më të klikuarat

  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • “Takime shumë të rëndësishme këtë fundjavë”, Hor...
  • Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn
  • VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi avioni...
  • Përplasje PS-PD tek “Territorialja”, mazhoranca e opozita de...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.