Dhuna në protestë ndaj të rinjve, pezullohen nga detyra dy efektivë policie

Pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove ku shfaqen dy punonjës policie duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, ka reaguar zyrtarisht Policia e Shtetit.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita, është vendosur pezullimi nga detyra për dy efektivët.
REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Menjëherë pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy punonjës policie në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë
Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy punonjësit e Policisë.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë.
Përgjegjësia është individuale, por veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve.




