E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mazniku paraqitet në SPAK, ministri i Pushtetit Vendor pyetet për dosjen “5 D”

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Mazniku i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen “5D”, e cila ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të bashkisë Tiranë.

Reklamë

Gjykata firmosi më 28 mars 2024, tre masa sigurie arresti në burg për Redi Mollën, ish-drejtor i ujësjellës kanalizimeve, Taulant Tushen, ish-drejtor i punëve publike dhe Mariglen Qato, ish-drejtor i Inspektoratit së Mbrojtjes së Territorit.

Sipas SPAK zyrtarët e bashkisë së Tiranës kanë favorizuar kompaninë “5D” në disa tendera.

Reklamë

Organi i akuzës ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, ndërsa pronarët e vërtetë ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë