E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Politikë

Ministrat i paraqesin Ramës prioritetet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Velipojë, në një takim informal ministrat, me të cilët do të qeverisë vendin në mandatin e dytë. Mbledhja, mësohet se ka nisur pak pas orën 11:00. Temë e diskutimit është edhe programi qeverisës për katër vitet e ardhshme, që do të paraqitet në kuvend.

 

Të gjithë ministrat, po i paraqesin kreut të qeverisë prioritetet e dikastereve përkatëse. Në këtë mbledhje dyditore, vëmendje do t’i kushtohet reformimit të strukturave, sidomos të ministrive të cilave do t’u bashkohen institucione nga ministritë që shkrihen.

 

Reklamë

Pjese e takimit janë edhe kandidati per kryeparlamentar Gramoz Ruçi e ai per kreun e grupit Taulant Balla. Kjo është mbledhja e dytë informale e kabinetit të ardhshëm qeveritar, pas saj të 28 gushtit zhvilluar në Llogara.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë