Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Vendimi është marrë gjatë seancës plenare të Sesionit të 66-të të Asamblesë Parlamentare.

“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.”

Kodheli bëhet e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

Ndërkohë, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s u zgjodh Gerald Connolly.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *