Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se nuk ka vullnet të punojë dhe të hedhë hapa përpara për hapjen e negociatave. Ajo komentoi në “Facebook” metodologjinë e re të zgjerimit dhe theksoi se mazhoranca duhet të bëjë punë reale dhe jo propagandë.

 

“Rruga e përcaktuar nga metodologjia e re është një një dinamikë e mundshme për një qeveri që ka vullnetin për integrim. Diçka që i ka mungar realisht kësaj mazhorance që në ditën e parë të pushtetit. Rruga e integrimit për në BE është e mundimshme por jo e pamundur dhe shpresoj shumë që qeveria ta shohë këtë si një mundës dhe incentiv për të bërë më shumë dhe jo për të bërë më pak. Ky është një proces kredibiliteti dhe angazhimi për reforma që zbatohen dhe jo reforma në letër, për ndryshime reale dhe jo për propagandë.”

 

Sipas demokrates, Bashkimi Evropian i ka mbyllur dyert korrupsionit dhe jo shqiptarëve.

 

“Europa nuk i ka mbyllur dyert e shqiptarëve, gjithmonë i ka ofruar mundësi. Por BE, sigurisht që kurrë nuk do t’i ketë dyert e hapura për krimin, korrupsionin, migracionin, kapjen e drejtësisë dhe për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!”

 

Nga zyrtarët e lartë ndërkombëtarë dhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca metodologjia e re e zgjerimit u cilësua një lajm i mirë për Shqipërinë. Komisioni Evropian u shpreh se për vendin tonë nuk do të ketë kushte shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *