Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ishte këtë të premte në Përrenjas, ku mori pjesë në mitingun përmbyllës të PS në këtë zonë.

 

Ai theksoi para banorëve se gjëja më thelbësore është që presidentit Ilir Meta dhe Sali Berishës mos t’i jepet asnjë mundësi në 25 prill, teksa i quajti pengmarrës të Shqipërisë.

 

“Ilirit pëllumbat i kanë ikur nga kafazi, por pëllumbat e Ilirit në Përrenjas nuk duhet të marrin as edhe një votë. Është antikombëtare t’i japësh votë sot përfaqësueseve të Ilir Metës në Përrenjas. Është po aq antikombëtare që sot të pengosh rrugën e integrimit evropian duke i dhënë votën Lulzim Bashës, PD. Vota për PD çon ujë tek mulliri i Ilir Metës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *