Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua këtë të dielë me shkencëtaren e re në Arta Çika. Në “Facebook”, Meta publikoi një foto nga takimi. Ai e quajti atë një shembull sesi ëndërrohet fort dhe arrihen gjërat që do.

 

“I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para. Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *