Presidenti Ilir Meta këtë të hënë ka zhvillua një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, Christian Lange.

 

Kreu i shtetit Meta, pas këtij takimi ka shprehur besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.

 

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE,  kreu i shtetit thotë se i shprehu bindjen deputetit gjerman se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *