E hena, ashtu sic ishte paralajmeruar dhe sic pritej, nuk do te ishte nje dite e qete per politiken ne vend. Presidenti i vendit kishte njoftuar daljen perpara mediave qe ne oren 8 te mengjesit, per te argumentuar te gjitha arsyet qe e cuan drejt vendimit per te anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

E qe ne fillim te fjales se tij, Ilir Meta ishte i qarte ne mesazhin qe i dergoi Kryeministrit Edi Rama.

 


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen.

 

Por nuk u mjaftua me kaq, kur edhe ne vendosjen ne balance te qendrimeve te te dy paleve, peshorja e akuzes se Metes, rendonte nga mazhoranca.

 


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

Nga njëra anë, mazhoranca shprehet e vendosur për të shkuar e vetme në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për zhvillim më datë 30 qershor 2019, pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike në vend, madje pa ndërmarrë asnjë hap për të eksploruar mundësitë e arritjes së një kompromisi politik, përpara skadimit të afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe partive politike në zgjedhje, por edhe më tej.

 

Por ajo qe ra ne sy ne fjalimin 41 minutesh te Presidentit ishte arttikulimi 9 here i togfjaleshit, cenim i stabilitetit demokratik dhe rrezik per nje perplasje civile.

 


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike, mund të sjellë si pasojë jo vetëm mospjesëmarrjen në zgjedhje të rreth gjysmës së votuesve, por krijon rrezikun e një konflikt civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues.

 

Por edhe ne kete pike, Meta bei pergjegjese Mazhorancen kur e sulmon hapur per ato qe ai i cileson anti-mitingje te saj, edhe pse permend nder te tjera edhe protestat e dhunshme te opozites, por edhe ketu kujdeset te nenvizoi pergjigjen e policise.

 

 


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Presidenti i Republikës, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka vënë re se sjellja e aktorëve politike në vend, ka krijuar një klimë të theksuar konflikti që rrezikon stabilitetin e e rendit publik, çka do të përbënte rrezik edhe për vet sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe do të defaktorizonte rolin e vendit tonë si faktor paqe e stabiliteti në rajon. Presidenti i Republikës, ka ndjekur të gjitha protestat zhvilluara nga forcat opozitare, ashtu sikundër ka evidentuar edhe kundërpërgjigjen e mazhorancës nëpërmjet mitingjeve të organizuara prej saj në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë. Të dy palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njera-tjetrës, ku shpesh herë me deklaratat e tyre i ndajnë qytetarët e vendit në dy pjesë duke i vendosur kështu për shkak të bindjeve politike përballë njeri-tjetrit, të gatshëm për të demostruar fuqinë e secilës palë. Pikërisht zhvillimi i protestave dhe i deklarimeve të opozitës si dhe i antimitingjeve apo thirrjeve kërcënuese të mazhorancës nuk japin aspak siguri për zhvillimin e zgjedhjeve, të qeta, të lira, të ndershme, kunkuruese dhe me standarde.Nga ana tjetër në protestat e zhvilluara deri më tani nga opozita, janë vërejtur elementë të dhunës ndaj forcave të rendit, apo ndaj pronës publike, ndërkohë që edhe nga forcat e zbatimit të ligjit, janë përdorur mjete, teknika, dhe në disa raste reagime jo proporcionale.

 

Duke risjell ne vemendje rezultatet e zgjedhjeve te kaluara dhe duke u kujdesur te evidentoi se opozita ka pas me shume se gjysmen e qytetareve, Meta e cileso fiktiv dhe farse procesion e 30 qershorit

 


ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkuron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurohet me kandidatë të propozuar nga një forcë politike e regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ përtej afateve ligjore. Kjo gjë tregon qartë së ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është një element shtesë që provon faktin që standardet demokratike të kërkuara për plotësim jo vetëm që nuk mund të përmbushën, por po shkelen në mënyrë flagrante.

 

E ne fund te 41 minutave fjalim, kreu i shtetit la foltoren per te hedhur firmen mbi dekretin per anulimin e zgjedhejve te 30 qershorit. Firme e shoqeruar me simbolin e shqiponjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *