Presidenti Ilir Meta ka postuar këtë të enjte në “Facebook” një foto nga lumi Vjosa.

Krahas fotos së publikuar, kreu i shtetit shkruan se ky lumë është një trashëgimi natyrore me rëndësi dhe potencial turistik, ndërsa shton se ka vlera të jashtëzakonshme.

“Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik. E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë! Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *