Pak ditë pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi një kërkesë për të propozuar emrin e radhës për kryetar të KLSH, nuk vonoi lëvizja e presidentit Ilir Meta.

Këtë të enjte ai propozoi emrin e Arben Shehut. Kreu i shtetit vlerëson në propozimin e tij se Shehu i plotëson të gjitha kushtet për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to. Presidenti i Republikës, pavarësisht se ka lexuar me shumë vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kanditaruave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave.”

Meta kërkoi nga ana e mazhorancës që kandidaturën të mos e vlerësojë politikisht. Më herët presidenti ka propozuar edhe emrat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos, por që të tre u rrëzuan nga shumica socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *